Bota

SHBA-ja dhe Rusia arrijnë marrëveshjen e armëpushimit në Siri

kerry-dhe-lavrov

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia ranë dakort lidhur me planin për reduktimin e dhunën në Siri duke bërë thirrje për një armëpushim që fillon pasditen e së hënës si dhe kërkuan që të punohet drejt një tranzicioni politik.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, duke folur pas më shumë se 12 orë bisedime me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se “marrëveshja do të mund të sigurojë një pikë kthese lidhur me konfliktin, gjithmonë nëse palët  e zbatojnë atë në mirëbesim”.

“Duke punuar së bashku, Rusia dhe SHBA-ja dhe ekipet tona, kanë arritur atë që ne mendojmë se është një metodë më përshkruese dhe më e gjerë se çdo gjë që kemi mundur të bëjmë gjer më sot”, tha Kerry.

Plani do të sigurojë që qeveria siriane e mbështetur nga rusët nuk do të bëjë misione luftarake ajrore në zonat që kontrollohen nga rebelët, e cila do të mundësojë që ndihma humanitare të arrijë tek njerëzit në nevojë.

“Me ndalimin e sulmeve ajrore të qeverisë siriane, ekziston një mundësi për të ndryshuar natyrën e konfliktit”, shtoi sekretari amerikan i Shtetit Kerry, duke theksuar se sulmet kanë qenë nxitësi kryesor i viktimave dhe flukseve migratore.

“Gjithashtu, SHBA-ja dhe Rusia ranë dakord që në disa zona të veçanta të luftojnë së bashku kundër ekstremistëve të ISIS-it”, tha Sergei Lavrov

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top