Bota

SHBA- Indi, pranë marrëveshjes së sigurisë dhe tregtisë

Kerry India

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ka filluar sot një dialog strategjik dhe tregtar mes SHBA-së dhe Indisë, dy gjigantë me marrëdhënie historike të komplikuara kishin arritur në marë në Uashington një marrëveshje bashkëpunimi në çështjet e mbrojtjes.

John Kerry mbërriti dje në mbrëmje në Nju Delhi, i paralizuar nga përmbytje gjitgante për shkak të shirave, për raundin e dytë të këtij forumi të sigurisë dhe tregtisë, të krijuar më 2015 mbi modelin e atij që kanë krijuar ndër vite Uashingtoni dhe Pekini.

Ai do të takohet me kryeministrin, Narendra Modi, i cili ishte në vizitë zyrtare në Uashington më qershor dhe që kishte kërkuar më shumë bashkëpunim ekonomik dhe ushtarak, me ambicjen për të pesëfishuar volumin e shkëmbimeve tregtare duke arritur vlerën e 500 miliardë dollarëve në vit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top