Aktualitet

Sekuestrohen 111 kg kanabis në Durrës

droge-111

Goditet një tjetër rast i trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Portin e Durrësit. Sekuestrohen 111 kg kanabis sativa dhe arrestohet në flagrancë transportuesi i lëndës narkotike.

Gjatë mbrëmjes së djeshme është goditur një tjetër rast trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike. Rreth orës 20:00, pas kontrollit në skaner të automjetit tip Renault me targë AA241ND, në krye të karrocerisë, në brendësi të saj u gjetën të fshehura 66 pako të mbështjella me natriban, me gjithsej 111 kilogramë kanabis sativa.

Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale ndërsa u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të automjetit, shtetasit Artur Gjergji, 27 vjeç , banues në Durrës.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top