Teknologji

Samsung Galaxy Note 7 rrezikon rrëzimin e një avioni

samsung-galaxy-note-7-widgets-2-1500x1000

Pasagjerët e avionit të kompanisë amerikane të fluturimeve “Southwest Airlines” u evakuan dje pasdite, pasi në bordin e tij pak para nisjes, bateria e një Samsung Galaxy Note 7 u mbinxeh duke bërë që pajisja të nxirrte tym dhe të pulsonte sinjalin e zakonshëm të rënies së baterisë duke shkaktuar zbritjen e pasagjerëve, njoftoi media.

“Rreth 75 persona, të cilët ishin në bordin e avionit që do të fluturonte drejt Louisville, Kentucky, janë evakuar”, citohet  një zëdhënëse e aeroportit nga  gazeta e përditshme  “USA Today”.

Smartfonët Samsung Galaxy Note 7 u tërhoqën muajin e kaluar në të gjithë botën për shkak të rrezikut të shpërthimit.

Ata u rikthyen në treg në Korenë e Jugut të shtunën e kaluar dhe në Evropë më 28 tetor. Samsung pranoi muajin e kaluar se smartfoni mund të shpërthente në flakë.

Për shkak të kësaj, disa kompani ajrore iu ndaluan pasagjerëve sjelljen e tyre në bord.

“Në incidentin e djeshëm, smartfoni Samsung Galaxy Note 7 ishte i fikur”, sipas raportimeve të medias.

“Ai sapo e kishte fikur, kur filloi të pulsonte sinjalin e rënies së baterisë dhe të nxirrte tym”, tha Sarah Green lidhur me celularin e bashkëshortit.

“Bashkëshorti im e nxorri atë nga xhepi dhe e hodhi në dysheme”, shtoi ajo

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top