Ekonomi

INSTAT: Rriten me 80 për qind eksportet drejt vendeve të BE-së

Porti-i-Durresit

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 70,5 % të gjithë tregtisë. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, INSTAT, në korrik të 2016-ës, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 80,7 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 65,9 % të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia (37,8 %), Greqia (7,3 %), Kina (6,5 %) dhe Gjermania (6,1 %).

Në muajin korrik, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me korrikun e 2015-ës janë Italia me 1,9 %, Greqia me 23,9 % dhe Kina me 36,6 %. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë Malta me 11,3 %, Kosova me 20,3 % dhe Gjermania me 5,3 %.

Po ashtu sipas INSTAT-it, në muajin korrik 2016, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me korrikun e 2015-ës janë Greqia me 18,3 %, Kina me 10,4 % dhe Gjermania me 1,1 %. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë Italia me 6,9 %, Turqia me 17,1 % dhe Serbia me 24,5 %.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top