Bota

Rikthehet Nicolas Sarkozy, objektivi mbetet presidenca franceze

sarkozy

“Unë jam kandidat”. Me këtë fjali të shkurtër supozimet marrin fund. Sarkozy do ta provojë edhe njëherë. Ish-Presidenti francez shpall me këtë fundin e pushimeve të verës. Dhe u dërgon francezëve edhe një mesazh: është ai që do ta përcaktojë axhendën politike. Sarkozy, njeriu i veprave.

Momenti i shpalljes është një moment i menduar mirë në dramaturgji nga ekipi i Sarkozy-së. Në krye të tij politikani profesionist dhe shoku i partisë Brice Hortefeux. “Fushata e tij do të përqendrohet në ide të forta”, thotë ai. Në librin e tij Sarkozy i ka shkruar këto ide, që mund të ishin edhe të partisë Front National: eliminimi i bashkimit familjar për të huajt, arrest parandalues për të dyshuarit si terroristë, vështirësim i marrjes së nënshtetësisë franceze. Ekonomia në idetë e tij thuajse nuk përmendet.

Edhe rënia e papunësisë në 9,6 për qind së fundi nuk i jep krahë Presidentit aktual Hollande. Sipas një studimi të EulerHermes, reforma e debatuar e tregut të punës i ka dhënë ekonomisë franceze një rritje ekonomike vetëm prej 0,5 për qind. Një goditje çliruese ka pamje tjetër.

Prandaj socialistët presin ende për zgjedhjet e tyre paraprake. Politologu francez, Bruno Cautres i thotë DW se socialistët “presin deri në fund shifra më të mira ekonomike, në mënyrë që Hollande të mund të thotë: “E shikoni, ja që e arrita.”

Kurse personat rreth Sarkozysë paraqiten të sigurt në vetvete. Gjendja e Francës nuk mund të ishte më e mirë për nisjen e fushatës së tij elektorale: një vend, ende nën shokun e sulmeve terroriste i përshtatet Sarkozysë. Siguria e brendshme, sovraniteti, një shtet i fortë janë prej kohësh temat e tij të preferuara.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top