Bota

Renzi: Po nxjerrim të mbeturit nga rrënojat, asnjë nuk do lihet vetëm

Matteo Renzi press conference, Rome

“Italia po qan për bashkëkombësit e saj dhe i tregon gjithë botës lotët, por edhe zemrën e madhe të vullnetarëve, të mbrojtjes civile dhe të institucioneve”, u shpreh kryeministri italian Matteo Renzi në sallën Galeoni të Pallatit Chigifara në një deklaratë për shtyp për tërmetin që ka goditur qendrën e Italisë.

Kreu i qeverisë italiane siguroi se “asnjë nuk do të lihet vetëm”. “Faleminderit kujt ka gërmuar në rrënoja me duar”, shtoi Renzi. “Puna vazhdon dhe ne duhet të jemi të gatshëm për emergjencat në orët e ardhshme, ditët dhe javët. Por tani prioritet është nxjerrja e njerëzve nga rrënojat”. Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve “Ansa”, e cila i referohet Mbrojtjes Civile  janë shënuar 38 viktima.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top