Bota

Rëndohet gjendja e Hillary Clinton, largohet nga ceremonia për 11 shtatorin

ct-hillary-clinton-health-20160911

Kandidatja presidenciale demokrate amerikane, Hillary Clinton u largua dje nga një ceremoni që përkujtonte sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, pasi u ndje keq nga vapa e madhe e shoqëruar me lagështi, sipas një deklarate të shtabit të saj elektoral.

Një video në median sociale tregoi ish-sekretaren e Shtetit gati duke rënë në momentin që po hynte në një furgon. “Sekretarja Clinton ishte e pranishme në ceremoninë për 11 shtatorin për gati një orë e gjysmë”, shtohet në deklaratë.

“Gjatë ceremonisë ajo nuk u ndje mirë dhe vajti në apartamentin e vajzës së saj dhe tani është shumë mirë”, përfundon deklarata.

Duke dalë nga shtëpia e vajzës së saj, Chelsea, kandidatja Clinton tha se ”ndihem shumë mirë”, sipas gazetës amerikane ”The Washington Post”. As Clinton dhe as Trump nuk i kanë bërë publike të dhënat zyrtare për shëndetin.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top