Politikë

Reforma në drejtësi, 6 projektligjet e mbetura shqyrtohen më 22 shtator

PArlament-sot_1

6 projektligjet bazë që do të bëjnë të zbatueshme reformën kushtetuese pritet të shqyrtohen në Kuvend në seancën e 22 shtatorit.

Kalendari trejavor i punës së parlamentit për periudhën 5-23 shtator, i miratuar të hënën pasdite vetëm me votat e mazhorancës, parashikon diskutimin dhe votimin e këtyre projektligjeve të rëndësishme, brenda muajit shtator.

Ndonëse të 6 nismat ligjore janë depozituar për shqyrtim në komisionin e posaçëm të reformës në drejtësi, ato i janë nënshtruar procedurave në Kuvend që më 29 qershor. Pas miratimit më 30 gusht të ligjit të vetingut vetëm me votat e mazhorancës, tashmë në fokus të punës së Kuvendit janë dhe 6 projektligjet e tjera, të hartuara me mbështetjen e misioneve ndërkombëtare, EURALIUS dhe OPDAT, që parashikojnë organizimin dhe funksionimin e disa prej organeve kryesore të sistemit të drejtësisë ne Shqipëri. Për miratimin e tyre nevojitet shumicë e cilësuar (84 vota) ose 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

Nismat ligjore

Nismat ligjore që pritet t’i kalojnë seancës për miratim janë: projektligji “Për Gjykatën Kushtetuese”, ai “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë”, projektligji “Për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë”, ai “Për organizimin e pushtetit gjyqësor”, projektligji “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve” dhe projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top