Bujqësia

Produktet bio, Shqipëria do të vendosë ligjin sipas standardeve evropiane

prodhimi

Ministria e Bujqësisë ka përgatitur një draft të ri sipas standardeve evropiane, për zhvillimin e “Bujqësisë BIO” në vendin tonë Drafti final është konsultuar gjerësisht me ekspertë nga CIAM – Itali dhe ekspertë të Komisionit Evropian. Ky projektligj, vjen si një përmirësim i ligjit aktual për prodhimet BIO, që është në fuqi prej vitit 2004 dhe synon të vendosë një sistem menaxhimi të qëndrueshëm të bujqësisë organike në Shqipëri.

Ndryshimet ligjore krijojnë qartësi, për identifikimin e prodhimeve bio, rrugën e prodhimit të tyre, që nga fidanët që nuk duhet të jenë të modifikuar gjenetikisht, imputet që nuk duhet të jenë kimike, por vetëm pleh organik e deri tek ambalazhimi e paketimi. Projektligji parashikon sanksione për operatorët privatë të këtij tregu, në rastet kur shkelin rregullat për prodhimin BIO si dhe vendos rregulla të prodhimit zinxhir për këtë kategori. Drafti final ka mbërritur në Kuvend dhe pritet të diskutohet në komisionet e linjës.

Shqipëria ka një potencial të madh për të prodhuar produkte bio. Kjo për arsye se, Shqipëria përdor të paktën 10 herë më pak plehra, pesticide për njësinë e sipërfaqes, krahasuar me bujqësinë Evropiane. Së dyti, terreni ynë në 75 % të tij, është kodër-mal, alpe, ku ka shumë produkte natyrale ose me përdorim minimal të inputeve. Ndersa toka bujqësore shumë pjellore, moti i ngrohtë dhe klima e butë e bëjnë Shqipërinë një burim ideal të prodhimit organik

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top