Politikë

Princi i Arabisë Saudite, Ilir Meta: Forcim të bashkëpunimit ekonomik

fzh_8097

fzh_8101

Princi Sultan bin Salman bin Abdulaziz Al-Saud i Mbretërisë së Arabisë Saudite zhvilloi një takim me kreun e Kuvendit, Ilir Meta. Në takimin midis tyre, u theksua fakti se kjo vizitë dëshmon për vëmendjen që autoritetet saudite i kushtojnë forcimit të marrëdhënieve me Shqipërinë.

Kreu i Kuvendit Meta, duke vlerësuar marrëdhëniet historikisht miqësore mes dy popujve nënvizoi se Parlamenti shqiptar ka vullnetin për të intensifikuar bashkëpunimin ndërparlamentar me Arabinë Saudite, në funksion të rritjes së shkëmbimeve ekonomike, tregtare dhe të investimeve saudite në Shqipëri e rajon.

Pasi vlerësoi ngrohtësinë dhe mikpritjen shqiptare, vuri në dukje se vizita e tij këtu lidhet me eksplorimin e mundësive për forcimin e bashkëpunimit konkret mes dy vendeve në të ardhmen.

Në këtë drejtim, Princi Sultan bin Salman bin Abdulaziz Al-Saud i Mbretërisë së Arabisë Saudite përcolli përshëndetjet më të përzemërta nga ana e Kryetarit të Këshillit të Surës së Arabisë Sudite, Dr. Abdullah Bin Mohammed Bin Ibrahim Al-Sheikh, ndërsa ripërsëriti ftesën për vizitën zyrtare të Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë në Mbretërinë e Arabisë Saudite.

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top