Teknologji

Prezantohet modeli i ri Samsung Galaxy On8

gsmarena_003

Samsung e ka prezantuar edhe zyrtarisht modelin e ri të telefonit të saj të bazuar në Android, Samsung Galaxy On8 dhe pajisja mobile e liderit global të telefonave fillimisht do të lançohet në Indi, më 2 tetor.

Samsung Galaxy On8 vjen me ekranin prej 5.5 inç në Super AMOLED, ndërsa pajisja përmban edhe procesorin octa core në 1.6GHz dhe 3GB RAM. Karakteristikat tjera të pajisjes përfshijnë 16GB memorie të brendshme si dhe kamerat.

Në pjesën e përparme të pajisjes ka një kamerë me 5MP për selfie dhe në anën e pasme të telefonit është kamera me 13MP për foto dhe video.

Samsung Galaxy On8 gjithashtu vjen me baterinë prej 3300 mAh dhe lidhjen për 4G LTE, ndërsa ky model do të kushtojë rreth 240 dollarë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top