Sport

Përfundon ëndrra e Partizanit për një vend në Europa League

krasnodar-partizani

Ka përfunduar në fazën e “play -off” ëndrra e Partizanit për një vend në grupe të Europa League-a, teksa edhe pse nuk është mposhtur në ndeshjen e kthimit ndaj Krasnodar në “Elbasan Arena” është eliminuar pasi u mund 4-0 në ndeshjen e parë në Rusi.

Pas ndeshjes së parë, ku Partizani pësoi 4 gola dhe nuk arriti të shënonte asnjë, takimi i dytë rezultoi një formalitet për rusët, që nuk u lodhën shumë për të marrë një barazim pa gola.

Megjithatë, ishin sërish lojtarët e Krasnodar ata që e kontrolluan ndeshjen, por këtë herë nuk arritën të shënonin në portën e “demave të kuq”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top