Kosova

PE voton sot për liberalizimin e vizave me Kosovën

AFET - Exchange of views with Minister of Foreign Affairs of Denmark, on the Foreign Affairs Council of 23 January 2012 (on behalf of Catherine Ashton, High Representative of the Union for Foreign Affairs and Security Policy.

Komiteti për të drejtat civile, drejtësi dhe çështje të brendshme (LIBE), i Parlamentit Evropian pritet që pasditen e sotme të votojë për liberalizim të vizave për Kosovën, një hap përpara se Parlamenti Evropian të vendosë nëse qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së.

Përmes kundërshtimesh të një numri vendesh anëtare të BE-së, që edhe e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, LIBE pritet që të votojë dhe një rezultat i pafavorshëm do të shtynte të gjitha proceset për Kosovën për një periudhë të pacaktuar, shkruan Evropa e Lirë.

Kundërshtimet në BE ndaj Kosovës janë shtuar pas pezullimit të votimit të Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, por në veçanti ato janë të theksuara për shkak të, siç thuhet, “mungesës së rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivel të lartë” dhe forcimit të sundimit të ligjit, që do të ndalonte migrimin ilegal.

Dy raportueset e Parlamentit Evropian për Kosovën dhe për liberalizim të vizave, Ulrike Lunacek dhe Tanja Fajon, e cilësuan dështimin e Kuvendit të Kosovës për ratifikim të marrëveshjes me Malin e Zi, në fillim të shtatorit, si “për keqardhje” por kanë nënvizuar se votimi në LIBE do të procedohet pavarësisht. Të dy raportueset kërkuan nga Kosova që të përmbushë obligimet e saj sa më parë, përfshirë demarkacionin me Malin e Zi.

Një Komitet për politikë të jashtme i Parlamentit Evropian me një rezultat shumë të ngushtë ka nxjerrë në fillim të korrikut një vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën, megjithë kundërshtimet për mos përmbushjen e dy kushteve të mbetura, posaçërisht atë të thellimit të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top