Uncategorized

PE dënon shkeljen e të drejtave të njeriut nga Polonia

poland

Parlamenti Evropian dënoi, me anë të një rezolute të miratuar sot, ngërçin e Gjykatës Kushtetuese në Poloni dhe miratimin e ligjeve që mund të shkelin të drejtat themelore të njeriut, ndërsa Varshava është e angazhuar në një përballje me Brukselin mbi këto çështje delikate.

“Ngërçi i Gjykatës Kushtetuese vë në rrezik demokracinë, të drejtat themelore dhe shtetin e së drejtës në Poloni”, sipas kësaj rezolute, e votuar nga një shumicë dërrmuese me 510 vota pro, 160 kundër dhe 29 abstenime.

Parlamenti shprehu kryesisht shqetësimin e tij për mungesën e një Gjykate Kushtetuese plotësisht funksionale, nga zhvillimet e fundit dhe të shpejta në legjislacion që u shënuan në fusha të ndryshme pa konsultimet e duhura.

Ai citon veçanërisht ligjin për mediat publike, ligjin për luftën kundër terrorizmit dhe ndryshimet në ligjin për policinë.

Eurodeputetët janë të shqetësuar në lidhje me shkeljen e parimeve të pavarësisë së mediave, të lirisë së shprehjes dhe të drejtës për një proces gjyqësor të paanshëm

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top