Sport

Oleg Kononov: Me Partizanin do ta kemi shumë të vështirë

olegu

Krasnodari nuk ka ardhur për pushime në Shqipëri, por për të luajtur futboll dhe për të siguruar kualifikimin në fazën e grupeve të Europa Leagues. Këto janë fjalët e trajnerit të skuadrës ruse Oleg Kononov për ndeshjen e Elbasan Arenës, kur pret një Partizan më agresiv dhe më të vendosur për të marrë një rezultat të mirë.

“Nuk mendoj absolutisht se e kemi siguruar kualifikimin. Partizani këtë radhë luan në shtëpi dhe do të jetë më i fortë fizikisht. Edhe në ndeshjen e parë bëri shumë presion dhe na vuri në vështirësi, por ne e zgjidhëm ndeshjen nëpërmjet situatave të veçanta. Sigurisht që kemi ardhur për të fituar, por njëkohësisht kemi shumë respekt për kundërshtarin.”

50-vjecari pritet të bëjë ndryshime të shumta në formacion, por kurrsesi nuk pranon se do të hedhë në fushë skuadrën e dytë. “Tek skuadra ime nuk ka lojtarë rezervë. Të gjithë janë njësoj dhe do të bëjnë më të mirën për të marrë rezultatin që kërkojmë. Kemi ardhur për të luajtur futboll dhe për t’i kënaqur tifozët tanë.”, ka përfunduar trajneri.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top