Bota

Obama për herë të fundit në samitin e G20-ës

U.S. President Barack Obama holds a news conference with reporters at the end of the G20 summit at the Kaya Palazzo Resort in Antalya, Turkey, November 16, 2015.  REUTERS/Jonathan Ernst - RTS7DRZ

Presidenti amerikan Barack Obama mbërriti sot në Hangzhu për samitin e G20-ës, në këtë qytet që shtrihet në lindje të Kinës dhe që përkon me vizitën e tij të fundit zyrtare në këtë vend në postin e kreut të shtetit amerikan.

Avioni presidencial ”Air Force One” u ul rreth orës 14:18 (06:18 GMT) në aeroportin ”Hangzhu”, ku Obama u prit nga trupat e gardës kineze. Masa mjaft ekstreme janë ndërmarrë në planin e sigurisë për mbarëvajtjen e G20-ës në Hangzhu, ditën e dielë e të hënë.  Thuajse një e katërta e banorëve janë nxitur për t’u larguar nga qyteti dhe personat e dyshuar për trazira të mundshme janë arrestuar në kuadër të një dispozite të miratuar nga autoritetet komuniste.

Presidenti amerikan do të takojë homologun e tij kinez, Xi Jinping, në brigjet e liqenit të famshëm në pjesën perëndimore në Hangzhuse, një zonë piktoreske e rrethuar nga ishuj të shumtë, një vend i preferuar, muzë e shumë artistëve prej shekujsh.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top