Kuriozitete

Një metodë tepër e lehtë për ta bërë veten të lexoni më shumë libra

libri-4

o-teen-girl-reading-book-facebook-770x470Nëse ndonjëherë e keni pasur shprehinë e të ngrënit thonjtë, atëherë e dini se ekzistojnë disa shprehi që vështirë hiqen. Por, kjo nuk do të thotë se kjo është e pamundur. Fillimisht duhet ta kuptojmë se çfarë është një shprehi, transmeton Telegrafi.

Një shprehi, siç thotë David Kadavy, autor, fillon me një nxitje që shpie në një veprim, e pastaj në shpërblim. Përgjatë kohës, nënshtrimi jonë ndaj asaj shprehie e ndërton edhe investimin që kemi në të. P.sh., përdorimi i Facebook-ut është një rast i tillë.

Kadavy thotë se mënyra më e mirë për ta hequr një shprehi të keqe dhe për ta zëvendësuar atë me një shprehi të mirë mund të bëhet në katër hapa. Pra, nëse veç preferoni ta keni një shprehi të lexuarit libra, atë e fitoni kështu:

1.Shmangni çfarëdo gjëje që po jua ndalon këtë

Nëse mendimi i të lexuarit një libër po ju tërheq, mendoni se po e lexoni në copa shumë të vogla.

2.Pushtojeni ‘nxitësin’ tuaj

Kurdo që e ndjeni nevojën për ta kontrolluar Facebookun – apo çfarëdo shprehie që dëshironi ta ndryshoni – më mirë kapeni librin.

3.Zëvendësojeni veprimin tuaj

Kadavy sugjeron që duhet vetëm të filloni të lexoni! Përpiquni ta bëni këtë për një javë. Kadavy thotë se lidhja luaj me leximin e librave do të fillojë të ndryshojë.

 

Dhe, nëse as kjo nuk funksionon, ju mund të përdorni ‘elektroshokë’ për t’ju ndihmuar ta hiqni shprehinë tuaj, siç ka bërë ai. Tani nuk duket edhe aq e vështirë, apo jo?

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top