Arsimi

Nisin procedurat për kandidatët që duan fakultet të dytë

mas

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka hapur procedurat për të gjithë kandidatët që dëshirojnë të vijojnë një fakultet të dytë apo ata studentë që duan të bëjnë transferimin e studimeve nga një universitet në tjetrin. MAS ka miratuar udhëzimin për kriteret dhe procedurat që duhet të ndjekin kandidatët për fakultet të dytë dhe transferim studimesh.

Sipas afateve të përcaktuara nga MAS-i, afati i fundit i aplikimit është data 19 shtator. Po ashtu, në udhëzimin e saj, Ministria e Arsimit ka përcaktuar edhe kriteret dhe dokumentet e aplikimit për kandidatët, të cilat duhet t’i dorëzojnë pranë sekretarive mësimore të fakultetit përkatës.

Studentët që do të fitojnë të drejtën për të ndjekur një program të dytë studimi, kanë tarifa të tjera në krahasim me studentët që ndjekin po atë program studimi por e kanë fakultet të parë.

Kandidatët që aplikojnë për program të dytë studimi apo transferim studimesh, kanë të drejtë të aplikojnë deri në 5 programe studimi. Në udhëzimin e MAS-it përcaktohet se kandidatët që aplikojnë për program të dytë studimi, duhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare, ndërsa nuk pranohen aplikime për transferime të studimeve gjatë vitit akademik.

Lista përfundimtare e fituesve në programin e dytë të studimit dhe për transferim studimesh bëhet në datën 10 tetor, ndërsa regjistrimi i fituesve do të bëhet nga data 10 tetor deri më 14 tetor 2016

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top