Teknologji

Nisin kërkimet për brezin e ri të internetit 5G

5gisnot4g1

Dy gjigantët e teknologjisë BT dhe Nokia kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për nisjen e hulumtimeve për zhvillimin dhe testimin e brezit të ri të internetit, 5G. Pavarësisht që teknologjia 4G e internetit në mobil ende nuk është përhapur në gjithë botën, BT dhe Nokia kanë nisur kërkimet për një brez të ri, më të shpejtë të internetit në mobil 5G.

Si hap i parë i këtij bashkëpunimi, Nokia ka nisur testimin e pajisjeve të saj të gatshme që e mbështesin 5G-në në laboratorët e kompanisë britanike të telekomunikimeve BT. Gjenerata e re e internetit, 5G pritet të ketë avantazhe të shumta ndaj gjeneratave ekzistuese.

Me këtë brez, videot në YouTube do të hapen shpejtë dhe pandërprerje edhe kur jeni duke udhëtuar. Po ashtu do të mundësohet komunikimi me njëra tjetrën i veturave elektrike, shfletimi i përmbajtjeve me rezolucion të lartë, realitetit virtual dhe pamjeve 360 gradë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top