Politikë

Nishani në OKB: Kriza e refugjatëve, duhet të bashkëpunojmë të gjithë

135

Presidenti Bujar Nishani, gjatë qëndrimit në Nju Jork, mori pjesë në Samitin e OKB-së për refugjatët dhe migracionin.

Presidenti Nishani, në fjalën e tij theksoi se në kushtet e paprecedentë ku 35-mijë njerëz zhvendosen forcërisht çdo ditë nga shtëpitë e tyre, si rezultat i konflikteve apo persekutimit, është e domosdoshme një qasje kolektive nga komuniteti ndërkombëtar.

“Vlerat, përkujdesja për jetët njerëzore dhe detyrimi për të mbrojtur të pafajshmit duhet të mbizotërojnë përkundrejt politikave populiste dhe pikëpamjeve të ngushta nacionaliste”, nënvizoi ai.

Kjo, sipas Nishanit, është një çështje që përfshin si dimensionin e sigurisë ashtu edhe atë humanitar. Ndaj dhe Qeveritë, ndajnë si barrën ashtu edhe përgjegjësinë për të përballuar flukset migratore dhe të refugjatëve që shikojmë sot.

Në fund të fjalës, Presidenti theksoi se bashkëpunimi ndërkombëtar nënkupton lidership politik dhe menaxhim efikas të lëvizjeve të refugjatëve, veçanërisht në planin rajonal dhe bashkëpunimin me agjencitë e specializuara ndërkombëtare

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top