Kosovë

Nis raundi tjetër i bisedimeve midis Beogradit dhe Prishtinës

dialogu-w987_r1_s_r1-660x375

Një raund i ri i dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës në nivel teknik ka filluar sot në Bruksel. Burime të afërta me delegacionin e Beogradit kanë konfirmuar për agjencinë serbe të lajmeve” Tanjug” se tema e ditës së parë të bisedimeve në Bruksel  që do të zgjasin tri ditë do të jetë zbatimi i marrëveshjes për lirinë e lëvizjes, përkatësisht çështjen e targave të automjeteve nga Kosova.

Ndërkaq, në ditën e dytë të bisedimeve që zhvillohen më 8 shtator në rend dite do të jenë çështjet kadastrale si dhe krijimi Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, marrëveshje kjo e cila vlerësohet nga pala serbe si thelbësore në bisedimet Prishtinë-Beograd, transmeton Klan Kosova.

Në ditën e fundit të bisedimeve, të premten, delegacionet e të dyja vendeve  do të diskutojnë rreth caktimit të kufijve të pjesës veriore dhe jugore të Mitrovicës.

Gjatë tre ditëve të bisedimeve teknike në Bruksel, delegacioni i Prishtinës kryesohet nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ndërsa ai i Beogradit nga Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top