Arsimi

Nikolla: Maturantët me rezultate të larta nuk do të mbeten jashtë universitetit

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, gjate nje konference te perbashket shtypi, me ministrin grek te Edukimit dhe Ceshtjeve Fetare, Andreas Loverdos, i cili ndodhet per nje vizite zyrtare ne Tirane./r/n/r/nLindita Nikolla, Minister of Education and Sports, during a meeting with Andreas Loverdos, Minister for Education and Religious Affairs.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla dhe disa rektorë të universiteteve zhvilluan të mërkurën një bashkëbisedim me maturantët, kandidatë për të ndjekur studimet e larta në këtë vit akademik. Takimi u zhvillua pas kontestimit të maturantëve për formulën e ndjekur në përzgjedhjen e degës në universitete.

Ministrja Nikolla e cilësoi sistemin të drejtë dhe të mbështetur mbi tre parime: meritën, transparencën dhe autonominë universitare. “Jemi këtu për të treguar se nuk ka asnjë çedim nga këto tre parime dhe sistemi i ri është më i drejti, më i lehti dhe që garanton barazi dhe meritë”, u shpreh ministrja.

Duke iu drejtuar maturantëve ajo tha se lista e parë e fituesve nuk është ajo përfundimtare. “Një student i mirë do të zgjedhë një nga 10 degët e preferuara dhe do të lërë të lira 9 të tjera”, tha Nikolla. Ministrja i garantoi maturantët se në fund të këtij procesi asnjë nuk do të mbesë i zhgënjyer, përkundrazi secili do të gjejë veten brenda zgjedhjes së tij.

I pranishëm në takim, rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, duke iu drejtuar studentëve, tha se tashmë ju e dini pozicionin tuaj pas raundit të parë dhe duke parë situatën do të bëni zgjedhjen. Por, sugjeroi ai, për të mos rrezikuar, mos bëni të njëjtat zgjedhje

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top