Kulturë

Në tetor nisin javët e kulturës gjermane

tetori-gjerman

Tashmë për të dhjetin vit radhazi, ambasada gjermane organizon “Tetorin Gjerman”, javët e kulturës gjermane në Shqipëri.

Ambasadorja e Gjermanisë në vendin tonë, Susanne Schütz, përmes një mesazhi në faqen zyrtare të Ambasadës informoi se në këtë përvjetor është hartuar një program i larmishëm dhe emocionues.

“Si për çdo vit edhe këtë vjeshtë do të organizojmë “Tetorin Gjerman“, javët e Kulturës Gjermane në Shqipëri, që këtë herë shënojnë edicionin e tyre të 10-të. Një vazhdimësi e tillë është e mundur vetëm në sajë të pjesëmarrjes së shumë partnerëve – gjermanë dhe shqiptarë – në formësimin e programit dhe të mbështetjes së sponsorizuarve tanë besnikë”, thotë Schutz.

Qëllimi ynë i përbashkët, vijon mesazhin ambasadorja gjermane, është që përmes Tetorit Gjerman të tregojmë diapazonin e gjerë të marrëdhënieve gjermano-shqiptare dhe të sjellim më pranë njëri-tjetrit njerëz nga të dy vendet tona. “Edhe për këtë vit arritëm të krijojmë një program mjaft të larmishëm: filma, teatër, muzikë, mbrëmje leximi, diskutime politike dhe shumë e shumë të tjera ju presin”, shprehet Schutz.

Ambasadorja informon se vëmendje të veçantë i është kushtuar krijimit të një shkëmbimi real e konkret – në formën e workshop-eve, ku gjermanë dhe shqiptarë do të punojnë për një produkt të përbashkët. “Sepse me të gjitha projektet tona kulturore ne duam të kontribuojmë, që gjermanët dhe shqiptarët të njohin më mirë njëri-tjetrin dhe – në rastin ideal – edhe të mësojnë prej njëri-tjetrit”, thotë ajo.

Si ambasadore e Gjermanisë vetëm prej pak muajsh në vend, për mua shprehet Schutz në mesazhin e saj, është një kënaqësi e veçantë që do të jem në festimin e 10-vjetorit të Tetorit Gjerman! “Kënaqësi do të jetë gjithashtu të mund të takohem me ju gjatë aktiviteteve të Tetorit Gjerman – e natyrisht edhe përtej tij – si dhe të bisedoj me ju”, tha Schutz.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top