Kosova

Në kërkim të zbardhjes së fatit të të zhdukurve

te-pagjeturit-kosove-780x439

Kosova është ende në kërkim të zbardhjes së fatit të 1.666 të zhdukurve nga lufta e viteve 1998-1999. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së bashku me Këshillin Organizativ për shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhduku vendosën lule tek Përmendorja,  dedikuar personave të zhdukur.

Presidenti Thaçi me këtë rast u zotua se institucionet e Kosovës, do të punojnë me tepër për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.  Ai tha se “deri sa të shërohen këto plagë, Kosova vuan nga e kaluara e dhimbshme”.

Ndërsa kryetari i delegacionit të Kosovës, në grupin e punës për persona të zhdukur, Ibrahim Makolli kërkoi që bashkësia ndërkombëtare të shtojë trysninë mbi Beogradin, për të hapur arkivat e ushtrisë, të policisë dhe të administratës shtetërore, “sepse besojmë se aty fshihen të dhënat e plota për fatin e të zhdukurve”,

Ai foli në tryezën “Dita Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur – rasti i Kosovës”, të mbajtur në ambientet e Kuvendit kosovar, para të cilit në shesh, në përmendoren dedikuar personave të zhdukur sot u vendosën lule. Ndërkohë, tubimi qendror do të mbahet në Merdar – lokalitet i vendkalimit kufitar të Kosovës me Serbinë, në komunën e Podujevës.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top