Sport

Miqësorja me Marokun, test për kuqezinjtë për eliminatoret e Botërorit

sadiku

Kombëtarja Shqiptare bëhet gati të nisë aventurën drejt botërorit të Rusisë. Kuqezinjtë kanë lënë mënjanë euforinë e debutimit në kampionatin evropian, teksa fryma pozitive ka mbizotëruar në seancat stërvitore përpara miqësores me Marokun. Sfida ndaj kombëtares afrikane do të vlejë si një test gjeneral për trajnerin De Biasi i cili duhet të kthjellojë idetë për zgjedhjet që duhet të bëjë në sfidën hapëse ndaj Maqedonisë më 5 shtator.

Pa Lorik Canën në fushë trajneri italian duhet së pari të gjejë njeriun të cilit duhet ti besojë shiritin në krahë por mbi të gjitha liderin e skuadrës në fushë. Në seancën e fundit stërvitore është parë grupi i plotë edhe pse me disa futbollistë është punuar edhe individualisht si Aliji, Roshi apo Manaj.

Megjithatë nën urdhrat e timonierit kuqezi kanë qënë të gjithë të gatshëm teksa në seancën taktike të zhvilluar me dyer të mbyllura pak është mësuar për formacionin. Ajo që dihet është skema me të cilën do të luajnë edhe në këto eliminatore kuqezinjtë, që pritet të jetë 4-1-4-1 një sistem i kolauduar për kombëtaren shqiptare.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top