Politikë

Ministeriali i BE-së, Ballkani Perëndimor pjesë integrale e Evropës

Bushati

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajčák, mori pjesë në takimin informal të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së, Gymnich, i cili u zhvillua në Bratislavë.

Në një njoftim për mediat mesditën e së shtunës nga zyra e shtypit e ministrisë së Jashtme, bëhet e ditur se në këtë takim ishin të ftuar edhe ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve kandidate. Ndër temat e tjera të diskutimit ishin Turqia, kriza në Ukrainë dhe Strategjia Globale e BE-së, bisedimet me vendet kandidate, si dhe lufta kundër terrorizmit e radikalizmit.

Ministri Bushati shprehu mbështetjen e vendit tonë në adresimin e përbashkët të sfidave të sigurisë dhe kërcënimeve me të cilat përballet sot BE-ja dhe rajoni ynë. Ai solli në vëmendje disa aspekte të rëndësishme të hapave që ka ndërmarrë vendi ynë në kuadrin e luftës ndaj terrorizmit dhe radikalizmit, nevojën për ndërveprim të përforcuar me BE-në në këto nisma, si dhe nënvizoi rëndësinë e krijimit të një Qendre Rajonale në Luftën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në Tiranë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga i gjithë rajoni dhe mbështetjen e BE-së.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top