Sport

Migjen Basha: Eliminatoret e Botërorit, ndaj Maqedonisë duhet ta nisim me fitore

migjeni1

Fillimi i mbarë është gjysma e punës dhe në Kombëtaren Shqiptare janë të vetëdijshëm se kjo shprehje është shumë e vlefshme. Fati i goglave solli që rrugëtimin drejt Botërorit 2018, kuqezinjtë ta nisin në shtëpi ndaj Maqedonisë. Migjen Basha gjen frymëzimin tek sfida e Aveiros ndaj Portugalisë, më 7 Shtator të 2014-tës, aty ku nisi mrekullia kuqezi drejt Europianit francez.

“Duhet të vlerësojmë cdo kundërshtar dhe të fillojmë me fitore ndaj Maqedonisë. Fitorja në ndeshjen e parë të jep krahë dhe këtë e pamë me Portugalinë.”

Mesfushori 29-vjeçar e nisi titullar miqësoren ndaj Marokut ku ekipi tregoi qëndrueshmëri në lojë edhe pse përdori disa variante taktike dhe ndryshime të shumta gjatë lojës. Basha ka një mesazh për të gjithë ambientin kuqezi, duke kërkuar vlerësim maksimal për Maqedoninë.

“Sot fillojmë të shohim kundërshtarin, e njohim dhe e dimë që është i vështirë dhe nuk do të jetë e lehtë. Nëse mendojmë se Maqedonia është kundërshtar i lehtë dhe duhet mundur atëherë gabojmë rëndë. Nëse futemi në fushë me Maqedoninë për barazim atëherë jemi të humbur.”

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top