Politikë

Meta: Reforma në drejtësi, do transformojë vendin

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku ka komentuar per akuzat e partise Demokratike ndaj tij ne lidhje me skandalin e CEZ.	/r/n/r/nParliament Speaker Ilir Meta , speaks during a parliamentary session, which commented on the charges against his in connection with the scandal of CEZ.

Çelja e Festivalit Ndërkombëtar të të Drejtave të Njeriut në Tiranë u promovua paraditen e së martës në sallën e seancave plenare të Kuvendit.

Në përshëndetjen e tij, kryeparlamentari Ilir Meta duke iu referuar subjektit të filmit dokumentar holandez “Një histori përndjekkëshe”, që pritej të shfaqej, tha se shpreson që reforma në drejtësi të ketë një zbatim sa më të suksesshëm.

“Reforma në drejtësi është një kryefjalë e gjithë procesit transformues të vendit, me qëllim edhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Ndryshe nga ato shfaqjet e së enjtes(seancat plenare), shpresoj sot të kemi një film domethënës”, tha Meta.

Nuk e di, vijoi ai, se kush është subjekti i detajuar i filmit, por thelbi është që një i ri nga Sudani i Jugut që ka studiuar në Britani, kthehet në vendin e tij me dëshira dhe ëndrrat për të zbatuar ato çfarë ai ka mësuar në një Universitet britanik, me qëllim për të vendosur drejtësinë në një vend, ku drejtësia mungonte prej shumë kohësh, dhe përplaset me një realitet të vështirë.

Shpresoj të jetë më e lehtë për të gjithë ata shqiptarë që kanë studiuar gjatë këtyre 26 viteve në Britani, në SHBA, Europë e kudo për drejtësi apo dhe për fusha të tjera, që për të realizuar ato ëndrra që ata kanë, falë edhe një kulture të lartë që kanë përfituar në ato vende, që edhe kjo reformë për të cilën vazhdojmë të diskutojmë, të ketë një zbatim sa më të suksesshëm”, nënvizoi kryetari Meta në përshëndetjen me rastin e hapjes së Festivalit Ndërkombëtar të të Drejtave të Njeriut.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top