Turizmi

Meta: Polonia, një aktor me rëndësi për bashkëpunim në sektorin e turizmit

thumbnail_fzh_9849

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti të martën ambasadorin e ri të Polonisë, Karol Bachura, të cilit i uroi mirëseardhjen dhe suksese në detyrën e re.

Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve tona dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Polonisë në procesin e integrimit evropian.

Në këtë drejtim kreu i Kuvendit theksoi rëndësinë e marrëdhënieve ndërparlamentare, veçanërisht në kuadër të përgatitjes për fazën e hapjes së negociatave për anëtarësim në BE.

Meta nënvizoi gjithashtu se Polonia është një partner i rëndësishëm për Shqipërinë në BE dhe Kuvendi do të mbështesë intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në fushat e turizmit, transportit dhe bujqësisë.

kryetari-i-kuvendit-z-ilir-meta-priti-ambasadorin-e-ri-te-polonise-z-karol-bachura-2Ambasadori Bachura shprehu kënaqësinë e marrjes së detyrës së re në Shqipëri dhe rikonfirmoi mbështetjen e plotë të Polonisë në avancimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Gjithashtu, ambasadori vuri në dukje se Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë një destinacion popullor turistik në Poloni, dhe në këtë kuadër do të punohet për rritjen e fluksit të linjave të transportit mes dy vendeve tona.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top