Bota

May: Brexit do të rimëkëmbë kombin

theresa-may-14

Dalja nga Bashkimi Evropian do të mundësojë rimëkëmbjen e kombit dhe marrjen e pushtetit në vend, deklaroi sot kryeministrja britanike, Theresa May.

“Ky është momenti i brezit tonë për të shkruar një faqe të re të së ardhmes dhe për të sjellë në shtëpi fuqinë dhe për të marrë këtu vendimet, në Britani”, deklaroi May në një fjalim në konferencën vjetore të Partisë Konservatore.

“Largimi nga BE-ja do t’u japë njerëzve një shans për të marrë sërish kontrollin, për të ndërtuar një vend të fuqishëm eksportues, këtu, në Britani,” tha ajo.

May nxiti anëtarët e partisë dhe publikun e gjerë që ta bëjnë realitet këtë mundësi edhe nëse ata kanë votuar pro apo kundër Brexit. “Ejani me mua dhe ne do ta bëjmë të mundur ndryshimin”, u shpreh May. “Ejani me mua dhe së bashku do le ta shfrytëzojmë këtë mundësi”, vazhdoi më tej kryeministrja.

May përshkroi vizionin e saj për Britaninë e Madhe për të qenë një meritokraci që garanton drejtësi dhe mundësi për të gjithë.  “Votimi për t’u larguar nga BE-ja në referendumin e 23 qershorit reflektoi gjithashtu një ndjenjë të thellë dhe të arsyetuar se ekonomia nuk shërben vetëm për një elitë por edhe për njerëzit e zakonshëm të klasës punëtore”, deklaroi May.

“Ishte një votë jo vetëm për të ndryshuar marrëdhëniet e Britanisë së Madhe me Bashkimin Evropian, por  edhe një thirrje  për të ndryshuar përgjithmonë mënyrën se si  punon vendi ynë dhe për njerëzit për të cilët punon”, përfundoi kryeministrja britanike.

May njoftoi të dielën se ka në plan të tërheqë nenin 50 të Traktatit të Lisbonës nga fundi i marsit të vitit 2016.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top