Ekonomi

Masa ndaj përmbytjeve, përfitojnë 5 qytete nga fondi 6 mln euro i BE, PNUD zbaton projektin

unnamed
  • unnamed
  • unnamed

unnamedGjirokastra, Vlora, Fieri, Berati dhe Korça tashmë janë totalisht të mbrojtura nga përmbytjet. Kjo falë projektit të financuar nga BE dhe zbatuar nga PNUD për krijimin e argjinaturave mbrojtëse.  Pas dëmeve të shkaktuara prej përmbytjeve në vitin 2015, dhe studimit që iu bë këtyre zonave, për të parandaluar përsëritjen e situatave të tilla, Bashkimi Europian financoi një projekt prej 6 milionë euro që konsistoi në ndërtimin e infrastrukturës mbrojtëse në zonat më të rrezikuara nga përmbytjet.

Gjirokastra është një nga përfituesit e projektit të financuar nga BE, për infrastrukturën mbrojtëse ndaj përmbytjeve. Shtatë vepra infrastrukturore mbrojtëse nga përmbytjet u zbatuan në këtë rajon me një vlerë prej rreth 1 milion usd. Ardi Arkaxhiu, inxhinier i zbatimit të punimeve infrastrukturore,u shpreh për median, se të gjitha këto zona  ishin dëmtuar rëndë gjatë përmbytjeve të vitit 2015, por tashmë janë rikuperuar plotësisht. “Në fillim u bë një studim i zonave të përmbytura dhe më pas u ndërhy konkretisht me krijimin e argjinaturave mbrojtëse. Konkretisht në Gjirokastër projekti u zbatua  në zonat Mashkullorë, Palokastër dhe Shtëpëz. Dhe sot falë projektit të financuar nga BE dhe zbatuar nga PNUD, është mundësuar mbrojtja nga përmbytjet e lumit Drino dhe gërryerjeve të bregut.”

Edhe Nora Kushti specialiste pranë PNUD  konfirmoi sigurinë që iu ofrohet aktualisht banorëve, për t’iu bërë ballë përmbytjeve. “Ideja për këtë projekt ka ardhur pas përmbytjeve që ndodhën në shkurt të vitit 2015. Kjo ndërhyrje ishtë një ndër prioritetet për këtë zonë; pra rindërtimi i argjinaturës që ju shikoni e cila ishte çarë komplet, dhe si e tillë rrezikonte tokat bujqësore dhe të gjitha shtëpitë në këtë zonë të cilat u përmbytën nga reshjet e shiut. Ka 5 muaj që ky projekt është ndërtuar, madje ju e dini që javët e fundit pati shira të furishëm në Gjirokastër, dhe siç e shikoni kjo zonë ka shpëtuar, pra nuk është përmbytur këtë herë. Kjo ishte ndërhyrje prioritare për këtë zonë, për të shpëtuar tokat bujqësore dhe shtëpitë e banorëve në Mashkullorë,” tha Kushti.

Novosela ishte një tjetër zonë e prekur nga përmbytjet e vitit 2015. Por falë projektit të financuar nga BE dhe zbatuar nga PNUD asnjë dëm nuk u shkaktua nga shirat dhe reshjet e rëna pak ditë më parë. Edhe në Lagunën e Nartës, projekti i infrastrukturës mbrojtëse ka një vit që është mbyllur; rreth 59 milionë lekë ka shkuar  vlera  e këtij projekti.

Po ashtu në Berat është ndërhyrë me infrastrukturë mbrojtëse në zonat Bilce, Remenicë,  dhe Veterik të cilat pësuan dëme gjatë vitit 2015 nga përmbytjet e lumit Osum. Programi për Infrastrukturën Mbrojtëse nga Përmbytjet është zbatuar nga PNUD dhe ka si qëllim restaurimin e kësaj infrastrukture nga përmbytjet; sigurimin e banesave të banorëve si dhe të tokës bujqësore dhe fermave të tyre.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top