Kulturë

Marubi në Amsterdam

marubi

“Dinastia Marubi mrekullon Amsterdamin”. Kështu shkruan Kryeministri Edi Rama në rrjetin social “Facebook”, duke vënë në dukje radhët e gjata për të prerë biletën që të çel dyert e thesarit të Marubëve, në njërin prej muzeve më prestigjozë të Europës.

14409547_10154027253861523_1373958528062046032_o

“Pas sistemimit të thesarit të çmuar në Muzeun Kombëtar të Fotografisë ‘Marubi’ në Shkodër, Ministria e Kulturës ka nisur prezantimin e një koleksioni të këtij muzeu nëpër Europë. Një punë e mbarë në rrugën e Rilindjes së Trashëgimisë Kulturore dhe promovimit të vlerave të saj nëpër botë, në hapësira dinjitoze që krijojnë kushte optimale për njohjen e vlerësimin e botës së vogël, por aspak të varfër në xhevahire, të trashëgimisë kulturore shqiptare”, shkruan Kryeministri Edi Rama në “Facebook”.

marubi-3

Rreth vitit 1850, jo shumë kohë pas shpikjes së fotografisë, italiani Pietro Marubi mbërriti në Shkodër. Aty ai ngriti studion e parë fotografike në rajon, duke përdorur procesin e pjatës së lagësht.

marubi-2

E vendosur në godinën e re, te pedonalja e qytetit, tani Muzeu Marubi ka trajtën moderne të paraqitjes së një muzeu bashkëkohor, ku ruhen mbi 150 mijë negativë xhami, duke u vlerësuar për arsyet historike, sociologjike, kulturore dhe antropologjike, po në radhë të parë si foto artistike.

marubi-4

Në to janë fokusuar ngjarjet nga historia e trazuar e Shqipërisë – nga kohërat osmane në periudhën e komunizmit -ritualet sociale, kostume folklorike dhe portretet sociologjikisht interesante.

14333778_10154027254216523_730543281729109826_n

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top