Rajoni

Maqedonia dhe Serbia, premtojnë të zgjidhin problemet midis dy vendeve

nikolic-dhe-ivanov

Institucionet e Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë kanë marrëdhënie të mira, ndërsa së shpejti presim nënshkrimin e një marrëveshjeje dypalëshe për mbrojtjen e përmendoreve historike dhe kulturore në të dy vendet, deklaroi dje presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Në takimin kokë më kokë dhe më pas në fjalimet e tyre publike presidentët e Maqedonisë dhe Serbisë, Ivanov dhe Tomislav Nikoliç konfirmuan se qëllimi i tyre strategjik i përbashkët janë eurointegrimet dhe përkrahja e ndërsjellë.

Sipas Ivanovit, shtetet e Ballkanit duhet të përparojnë pa bllokimin e qëllimeve.

“Ne si presidentë nuk mundemi ta ndryshojmë historinë, por mundemi ta ndryshojmë të tashmen dhe të ardhmen. Ne që jetojmë në Ballkan duhet të ndihmojmë që i gjithë gadishulli të përparojë, sepse është me interes të përbashkët”, theksoi Ivanov.

Në takimin e përbashkët në Manastir, presidentët e të dy shteteve publikisht falënderuan për ndihmën dhe ndërhyrjet e shpejta te popullata e dëmtuar nga përmbytjet, respektivisht në Obrenovc.

Presidenti i Serbisë paralajmëroi zgjidhje të përbashkët të problemeve të caktuara, siç ishte edhe problemi me emigrantët.

“Për fat të keq, kush është në BE fiton përkrahje më të madhe, ndërsa kush nuk është ka ndihmë më të vogël. E papranueshme është që Evropa t’i mbyllë kufijtë e saj”, theksoi Nikoliç.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top