Receta gatimi

Makarona me patate dhe proshutë

pappardelle-patate-e-prosciutto4-890x570-780x439

745c23eb-8777-47c1-8192-75f179242366-0E vetmja gjë e sigurt për këtë pjatë është që nuk ju duhet asgjë tjetër si shoqëruese! I ka brenda të gjitha dhe, meqenëse është e ngopur në karbohidrate, nuk këshillohen porcionet e bollshme.

Përbërësit për 4 persona:

▪ 300 gr makarona (të llojit papardele)

▪ 200 gr patate të pastruara

▪ 2-3 feta proshutë në copa të vogla

▪ Djathë kaçkavall i grirë

▪ Majdanoz të grirë

▪ Vaj ulliri

▪ Kripë, piper

Përgatitja:

Patatet e prera në kubikë të vegjël bashkë me proshutën, kaurdisini pa yndyrë. Ndërkaq vini të ziejnë makaronat dhe në fund të zierjes shtojini te tigani i proshutës bashkë me pak ujë nga zierja. Hidhni menjëherë djathin e grirë, majdanozin dhe piperin. Sipas dëshirës rregulloni shijen me kripë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top