Politikë

Lehtësohet regjimi i vizave Shqipëri-Kinë, avantazh për investitorët

Bushati-ne-Kine-1

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati gjatë takimit në Kinë me homologun e tij Uang Ji siguroi palën kineze se Shqipëria njeh politikën e një Kine të vetme.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, ai tha se Shqipëria e mirëpret “qasjen pragmatike” të Kinës në Ballkan dhe inkurajoi autoritetet kineze që të zhvillojnë edhe më tej këtë qasje, si dhe të mbështesin realitetet e reja në Evropën jug-lindore.  “Këto mekanizma synojnë të transformojnë armiqtë e vjetër në fqinjë pragmatikë. Shqipëria është një vend i vogël, por një mik i vërtetë dhe partner solid i Kinës dhe popullit kinez”, deklaroi Bushati.

Ai theksoi se, marrëveshja “e rëndësishme” e firmosur sot për lehtësimin e regjimit të vizave e dëshmon qartë këtë partneritet dhe shprehu bindjen se ky lehtësim do të bëjë që Shqipëria të jetë një nga destinacionet më të mira në Evropë për investitorët dhe turistët kinezë.

Më tej Bushati theksoi nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomiko-tregtar dhe në fusha të tjera si energjia, infrastruktura, bujqësia, turizmi, kultura dhe arsimi.  Në këtë kontekst, ministri i Jashtëm kërkoi nga pala kineze mbështetje për projektet konkrete në këto fusha. Për vitin 2016, Kina renditet si partneri i dytë tregtar i Shqipërisë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top