Politikë

Kuvendi voton sot projektligjet e reformës në drejtësi

kuvendi-pro

Kuvendi pritet të votojë të enjten në seancë plenare 6 projektligjet e reformës kushtetuese, që do t’i hapin rrugën ngritjes së institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Opozita ka paralajmëruar se do të votojë unanimisht vetëm pr/ligjin për ngritjen e organeve antikorrupsion (SPAK), ndërsa për 5 pr/ligjet e tjera do të mbajë të njëjtin qëndrim si me ligjin e Vetting-ut, për të cilin nuk e dha votën në seancën e jashtëzakonshme të 30 gushtit, ndërkohe qe dje depozitoi ankimimin në Gjykatën Kushtetuese për pezullimin e tij.

Paketa ligjore e reformës në drejtësi është përcjellë në Kuvend e shoqëruar me faturën financiare përkatëse të miratuar nga qeveria dhe që përllogaritet në rreth 1.8 miliardë lekë ose rreth 14 milione dollarë

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top