Politikë

Kuvendi nis sot sesionin e ri parlamentar

amnistia

Parlamenti i rikthehet sot punimeve në sesionin e ri Parlamentar. Pasditen e kësaj të hëne, në orën 17:00, Kuvendi do të nisë sesionin e ri parlamentar ku në rendin e ditës do të vendosen projektligjet e ndryshme, nismave të depozituara në Kuvend si dhe miratimi i kalendarit tre javor të punimeve.

Ky sesion fillon më herët nga ato të mëparshmit pasi kanë mbetur pezull një sërë projektligjesh që lidhen me reformën në drejtësi.

Gjithashtu, Kuvendi pritet të shqyrtojë në muajt e ardhshëm edhe buxhetin faktik të vitit të kaluar dhe projektbuxhetin e vitit të ardhshëm duke i dhënë ekonomisë një rëndësi më të madhe, lidhur me faktin që viti i ardhshëm përkon me zgjedhjet parlamentare të përgjithshme.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top