Politikë

Kuvendi diskuton sot ndryshimet në ligjin për parandalimin e narkotrafikëve

kuvend
Seanca e radhës e Kuvendit ka sot në rend dite diskutimin e tre projektligjeve dhe ratifikimin e një marrëveshje. Ndryshimet në ligjin “Për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave narkotike”, qe parashikon procedurën e trajtimit të këtyre lëndëve, që nga sekuestrimi e deri tek procedura e asgjësimit, është pika e parë e rendit të ditës së seancës.

Më pas, punimet do të vijojnë me ndryshimet në ligjin “Për sistemin e adresave”, si dhe p/ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Auditimit të Programeve të Asistencës, akredituar nga BE në Shqipëri”, janë disa nga çështjet e parashikuara në punimet e sotme të Kuvendit.

Pjesë e axhendës është edhe ratifikimi i dokumentit ndryshues të marrëveshjes së huasë, ndërmjet palës shqiptare dhe Kfw Frankfurt Am Main, për financimin e programit “Mbrojtja mjedisore e liqenit të Ohrit, kanalizimet, Pogradec III”.

Krahas tyre, pjesë e debatit të sotëm në parlament pritet të bëhen dhe temat nga aktualiteti, si zgjedhjet e pjesshme në Dibër, pranimet në universitete, etj.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top