Arsimi

Kurrikula e re, MAS nis informimin në gjimnaze

samiu-sized_

Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit si dhe nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit zhvilluan sot një takim në gjimnazin “Qemal Stafa”  mbi risitë e kurrikulës së re për arsimin e mesëm.

Gjatë takimit u diskutua po ashtu edhe ndarja e gjuhës shqipe me letërsinë, një risi kjo në kurrikulën e re të arsimit të mesëm .

“Në kuadër të zbatimit të reformës së re kurrikulare, Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Instituti i Zhvillimit të Arsimit zhvilluan në gjimnazin “Qemal Stafa” takimin i cili kishte për qëllim diskutimin e risive që ka sjellë ndarja e gjuhës shqipe me letërsinë në kurrikulën e arsimit të mesëm “, thuhet në faqen zyrtare të ministrisë së arsimit.

Në takim morën pjesë specialistë të kurrikulës, mësues nga shkolla të mesme të Tiranës, nxënës dhe prindër.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top