Aktualitet

Kurbin, dëmtohet diga e rezervuarit, dy fshatra rrezikojnë të përmbyten

rezervuari-655x356
  • rezervuari-655x356
  • rezervuari-655x356

rezervuari-655x356Fshatrat  Zhejë dhe Gjormë në Kurbin rrezikojnë përmbytjen nga rezervuari që ndodhet në këtë zonë. Reshjet e shiut të ditëve të fundit kanë bërë që niveli i ujit në këtë rezervuar të arrijë në piken kritike, ndërkohë që shkarkuesit e ujit kanë dalë jashtë funksioni për shkak të amortizimit të tyre.

Prurjet e shumta të ujit kanë sjellë dëmtim të digës në disa vende, duke vënë në rrezik çarjen e saj. Kjo situatë e krijuar ka vënë në alarm banorët e zonës, të cilët kërkojnë që të ndërhyhet në mënyrë të menjëhershme, pasi e gjithë zona është e kërcënuar nga ky rezervuar.

Diga e këtij ujëmbledhësi ka krijuar rreshqitje në disa vende vende nga rritja e nivelit të ujit.

Në bazë të rregullores, shkarkuesit duhet të qëndrojnë hapur gjatë periudhes së reshjeve, por ato janë të mbyllura, pasi kanë dalë jashtë funksionit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top