Lajme

Kurban Bajrami, myslimanët në gjithë vendin fillojnë përgatitjet për festën e madhe

img-20160910-wa0001

img-20160910-wa0000

Besimtarët myslimanë në gjithë vendin kanë filluar përgatitjet e tyre për festën e Kurban Bajramit. Për këtë festë ata kanë nisur të blejnë kafshët që do të bëhen kurban.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë për këtë vit ka caktuar çmimin për një kurban që shkon në 120 euro, ku çdo besimtar përmes këtij institucioni mund të sjellë në vend këtë ibadet. Ndërkohë kafshët mund të blihen përmes tregjeve të hapura në ditë të caktuara ose me porosi nga fermat brenda dhe jashtë vendit.

Si rrjedhojë e situatës jo të mirë ekonomike të masës së gjerë, shumica e kurbaneve në këtë vend bëhen nga shoqatat bamirëse, ku një pjesë e mirë e tyre janë nga Turqia.

Shoqatat bamirëse në Shqipëri kanë vendosur shumën 100 euro si shumën më të ulët për të prerë një kurban, ndërsa çmimi për një kurban bashkë me shpenzimet për prerjen në Shqipëri mund të shkojë deri në shumën 140 euro.

Fondacioni i Çështjeve Fetare të Turqisë pritet të bëjë gjithsej 910 kurbane nga të cilët 210 në Tiranë dhe 700 në qytetin e Shkodrës.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top