Arsimi

Klosi: Do të hapim shkolla profesionale sipas modelit austriak

auto_kll1473882823

Në qytetin e Tiranës, Durrësit dhe Korçës do të hapen shkolla profesionale të ngjashme  me shkollën e Teknologjisë së Informacionit austriako – shqiptare, ‘Herman Gmeiner’ në fshatin SOS.

Nga ambientet e kësaj shkolle,  Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi deklaroi sot se kërkesat për të studiuar në këtë shkollë janë 10-fishuar krahasuar me kapacitetet e saj.

Këtë kërkesë të lartë, ministri Klosi e lidhi me cilësinë e ofruar prej saj, duke theksuar se çdo shkollë e arsimit profesional në vend, do të ndjekë pikërisht modelin e kësaj shkolle.

“Më vjen mirë që kemi në plan me buxhetin e ri, të krijojmë një shkollë të plotë si kjo në Tiranë, Durrës e Korçë duke i dhënë fushës së TIK, një zhvillim afatgjatë, për të mirën tuaj që keni zgjedhur këtë shkollë, pra brezit të ri të programuesve, për familjet tuaja dhe për shoqërinë shqiptare që kanë shumë nevojë për ju”, tha ai.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top