Arsimi

Java e fundit e shtatorit, faza e dytë e regjistrimit të maturantëve në universitet

mas

 

Java e fundit e muajit shtator është vënë në dispozicion për të gjithë maturantët që nuk u shpallën fitues në fazën e parë të garës.

Aplikimet për fazën e dytë do të nisin ditën premte, pra në datën 23 të këtij muaji sipas kalendarit me datat të caktuara për të gjitha rrethet  dhe do të përfundojë në 1 tetor.

Maturantët e kryeqytetit janë të parët që do të mund të aplikojnë për 3 ditë me rradhë, duke u ndjekur më pas nga Kamza, Durrësi, Vlora, etj.

Në fazën e dytë, maturantët do të kenë mundësi që të përzgjedhin 10 programe studime duke parë edhe pikët që kanë dhe kuotat që ofrojnë universitete të ndryshme, në mënyrë që të mos humbasin programin e studimit që ato duan.

Faza e parë e fituesve solli reagime nga ana e maturantëve të cilët paraqitën pakënaqësitë e tyre, përmes ankimeve dhe protestave.

Ndërkohë, Ministria e Arsimit ka bërë me dije se janë ngritur zyra të hapura komunikimi me maturantët në të gjithë vendin. Në faqen zyrtare të MAS janë publikuar edhe disa video ku dekanë të fakulteteve të ndryshme kanë qartësuar maturantët mbi procedurën që duhet ndjekur.

Pritet që numrin i aplikantëve në fazën e dytë të jetë i lartë për shkak edhe të përfshirjes së maturantëve  të vjeshtës në konkurrim. Brenda datës 4 tetor, Agjencia Kombëtare e Provimeve u nis universiteteve listën e kandidatëve që parashikohen të dalin fituesit më pas në datën 6 tetor.

Në lidhje me regjistrimet, ato do të nisin në 16-20 tetor. Maturantët e këtij viti, ishin të parët që u prekën nga reforma në arsim, të cilët u përballën me një sistem dhe mënyrë tjetër procedure për të vazhduar studimet e tyre në Universit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top