Shëndetësi

Ja sëmundjet që luftojnë mjalti dhe hudhra  

hudhra-dhe-mjalti

Nuk ka dyshim se hudhra është një ndër perimet që ofron më shumë përfitime për trupin tonë. Ajo është më shumë se thjesht një erëz, ajo është një ilaç. Në fakt hudhra është përdorur që në lashtësi si një ilaç i mrekullueshëm që kuron një numër të lartë sëmundjesh.

Mënyra më e mirë për t’i marrë të gjitha vlerat ushqyese nga hudhra është ta konsumoni atë të pa gatuar.

Konsumimi i hudhrës ul tensionin e lartë dhe kolesterolin, parandalon sëmundjet koronare të zemrës dhe ataket kardiake, parandalon zhvillimin e arteriosklerozës, lufton ftohjen, gripin, temperaturën e lartë, infeksionet  dhe forcon imunitetin.

Hudhra mund të kombinohet edhe me qepë dhe xhenxhefil dhe shërben si një largues toksinash pas kimioterapisë. Është shumë i dobishëm edhe për forcimin e sistemit imunitar.

Për ta konsumuar hudhrën, këshillohet ta qëroni dhe shtypni dhe lëreni ashtu për 15 minuta para se ta konsumoni. Në këtë mënyrë alicini, përbërësi më aktiv i hudhrës, është më i shëndetshëm. Është gjithashtu e rëndësishme të dihet se hudhra jep më shumë përfitime nëse konsumohet me stomakun bosh, pasi një stomak i mbushur e ka më të vështirë të përthithë elementët ushqyes të saj.

Shtypni 2-3 thelpinj hudhër dhe përziejini me një lugë mjaltë. Për të pasur sa më shumë përfitime nga kjo përbërje, është mirë që ajo të konsumohet rregullisht çdo ditë

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top