Teknologji

Ja parametrat që mendohet të ketë Samsung Galaxy S8

samsung-galaxy-s8-rumors-dual-micro-sd-card-slots-and-removable-battery-1

Sipas një raporti të ri nga Korea Herald, dy pajisjet premium të Samsung që do të zbulohen në pjesën e parë të 2017 do të kenë ekran të lakuar. “Gjiganti korean i teknologjisë do të ketë ekranin e lakuar si faktor kryesor të identitetit të pajisjeve të ardhshme” – thuhet në raport.

“Burimet deklarojnë që Samsung tashmë ka siguruar ekranet e lakueshme për pajisjet e reja që do të kenë ekrane të madhësive prej 5.1 inç dhe 5.5 inç.”

Një tjetër spekulim mbi S8 që po qarkullon nëpër internet na bën të ditur se telefonat e gjeneratës së ardhshme të Samsung do të kenë kamera dyshe, të ngjashme me ato të implementuara së fundmi në iPhone 7.

Për më shumë, S8 pritet të ketë sensorin e skenimit të syrit dhe kamerë të përmirësuar frontale me 8 megapiksel.

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top