Teknologji

Ja cilat janë 10 bizneset startup të Evropës, ku bën pjesë edhe Shqipëria

startupglossary

“Sillicon Valley” në Palo Alto të Kalifornisë në SHBA shihet si një parajsë për bizneset e reja startup, e sidomos prej atyre që bazohen në teknologji.

Megjithatë, edhe bizneset digjitale të Evropës janë duke zënë vend të rëndësishëm në tregun global pasi që vendet evropiane po i nxisin ato financiarisht, si metodë të rimëkëmbjes së ekonomisë.

Në top listën e alltopstartups.com të 10 bizneseve digjitale më interesante nga Evropa ka marrë pjesë edhe biznesi tashmë i njohur kosovar, Gjirafa.com, të cilin e ka themeluar Mërgim Cahani, një ndërmarrës i shkolluar në NYU, njërën prej shkollave më të mira në Amerikë.

“Google dhe Amazon janë dëshmia reale që njerëzve nuk i pengojnë monopolet përderisa shërbimi është i mirë. Megjithatë, motorrët e kërkimit nuk janë gjithnjë më të mirët për t’u ballafaquar me kompleksitetin e qindra gjuhëve.

Si duket, ky është një problem specifik në Shqipëri, ku nuk ka asnjë motor kërkimi efektiv dhe shumica e informatave në gjuhën shqipe nuk janë të digjitalizuara.” – thuhet në artikullin e alltopstartups.com.

“Gjirafa është pjesërisht motorr kërkimi dhe pjesërisht lëvizje sociale, që ndihmon shtetin të gjejë katalogje online të bizneseve dhe vendeve publike. Kompania ka një strategji solide të biznesit që na rikujton se bizneset lokale shpeshherë mund të krijojnë rrëmujë edhe për konkurrentët më të mëdhenj.”

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top