Ekonomi

Italia e gatshme të financojë linjën hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës

hekurudha-durres-tirane

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj, zhvilloi të martën një takim me ambasadorin e Italisë në vendin tonë, Alberto Cutillo, nga ku mori premtimin se Italia e gatshme të ndihmojë edhe financiarisht për linjën hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës.

Ministri Dervishaj i kërkoi ambasadorit Cutillo, zbatimin e plotë të dekretit të heqjes së taksës “fikse”, në gjithë pikat doganore italiane, pasi ka shqetësime nga “Shoqata e Transportuesve”, se në Portin e Barit dhe atë të Brindisit, masa nuk po aplikohet.

Nga ana e tij ambasadori Cutillo, tha se ky shqetësim do të marrë zgjidhje brenda pak ditëve, kur dekreti për taksën “fikse”, të publikohet në fletoren zyrtare bashkë me disa akte nënligjore.

Në takim u diskutua edhe për rritjen e bashkëpunimin për zhvillimin e transportit detar dhe potencialin e madh që mund të luajë ky sektor, në ekonominë e vendit. Transporti hekurudhor ishte një tjetër pikë e diskutimit, ku zoti Cutillo shprehu gadishmërinë e dhënies së asistencës teknike dhe financiare nga pala italiane.

Ministri Dervishaj dhe ambasadori Cutillo, u ndalen edhe te “procesi i Berlinit”, duke e vlerësuar si një nismë të rëndësishme për zhvillimin e rajonit të Ballkanit. Ambasadori Cutillo, tha se pala italiane mirëpret projekte konkrete në fushën e transportit dhe infrastrukturës, për ti diskutuar edhe në samitin e Romës që do të mbahet në qershor 2017.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top