Bota

Itali, rritet bilanci me 247 të vdekur. Ndërsa kërkohen të zhdukurit nga tërmeti

kerkimi

Një natë e gjatë kërkimesh ishte ajo e grupeve të kërkim-shpëtimit në zonat ku dje u goditën nga një tërmet 6.2 i shkallës rihter, ku humbën jetën 247 persona, ndërsa qindra të tjerë u plagosën dhe disa rezultojnë ende të zhdukur.

Të gjithë kaluan natën, mes të ftohtit, duke gërmuar nën rrënoja për të gjetur të mbijetuar që kishin ngecur mes gërmadhave. Sipas ‘Corriere Della Sera’, gërmimet janë bërë edhe me ndihëm e një drite pishtari. Bilanci i viktimave është bërë akoma më tragjik, pasi mes tyre ka shumë fëmijë. Rreth 2500 të evakuuar u është dashur të kalojnë natën larg banesave të tyre, të cilat tashmë kanë ngelur veç rrënoja.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

To Top