Bota

Itali, nga rrënojat e tërmetit dëgjohen thirrje. Gjyshja shpëton dy nipërit

rrenojat

Ishte gatishmëria e një gruaje, gjyshe e dy nipërve, që i shpëtoi fëmijët nga tërmeti që goditi Pescara del Tronto pjesë e Arquata del Tronto, në provincën e Ascoli Piceno. Gjyshja i fshehu fëmijët poshtë krevatit dhe dy vëllezërit të moshës 4 dhe 7 vjeç mbijetuan. Gruaja është ende nën gërmadha, por i përgjigjet ekipeve të shpëtimit.

qyteti 1

Sipas websitit italian “Tgcom 24”, kjo është një ndër historitë e shumta që ndeshen nga tregimet e të mbijetuarve.

qyteti 2

Irina shpëton pas 7 orësh- Shtatë orë nën rrënoja dhe në fund Irina ia doli. Gruaja u transportua me ambulancë dhe u dërgua në spitalin më të afërt.

qyteti 4

Amatriçe, 2 vajza afgane nën rrënoja- Thërrasin dëshpërimisht emrin e Sultana e Hahmes, dy vajza të moshës 26 dhe 27 vjeç afgane, që rezultojnë të humbura nën rrënojat e një shtëpie të shkatërruar plotësisht. Kërkojnë ndihmë për ato shokët e tyre afganë, gjashtë djem e vajza refugjatë, që i kërkojnë dëshpërimisht forcave të rendit që t’i ndihmojnë. Një nga të dyja është në Amatrice prej disa vitesh, punonte në një birrari, ndërsa refugjatët janë pjesë e një programi të asistencës.

qyteti 5

Kërkohen edhe tre murgesha e 4 të moshuar– Kanë mbërritur në Amatrice përforcimet për ekipet e shpëtimit edhe ushtria, të cilët u drejtuan menjëherë në banesën e murgeshave , ku për momentin rezultojnë të humbur tre murgesha dhe katër të moshuar

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

Copyright © 2016 tvkontakt.al

TV KONTAKT - Faqja zyrtare

To Top